Arrestohet i shumëkërkuari

Policia e Sarandës ka vënë në pranga ditën e sotme një person të shpallur në kërkim,. Pasi ishte dënuar me 20 vite burg, për një vrasje të kryer 24 vite më parë.

Sipas policisë u arrestua Hair Breshanaj, 62 vjeç, banues në Sarandë, i cili 24 vite më parë kishte vrarë shtetasin N.N në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vrina”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat e DVP Vlorë.

Kapet dhe vihet në pranga, në fshatin Vrinë, një shtetas i shumëkërkuar, i dënuar me 20 vjet burgim, për vrasjen e një shtetasi, në vitin 1998.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së informacionit se një shtetas i shumëkërkuar fshihej në fshatin Vrinë, Sarandë, organizuan punën dhe pas disa ditësh mbajtjeje nën kontroll, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat e DVP Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Vrina”, si rezultat i të cilit u bë kapja  dhe prangosja e shtetasit:

– Hair Breshanaj, 62 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. 62-vjeçari, më datë 24.11.1998, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me thikë shtetasin N. N.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej