Arrestohet shkrimtari i librave për fëmijë, i gjenden materiale pornografike me të mitur

Një autor i njohur grek i librave për fëmijë, Vassilis Papatheodorou, po përballet me një ndjekje të rëndë penale për posedim të materialeve pornografike për fëmijë. 53-vjeçari, autor i shumë romaneve për fëmijë dhe të rinj, ndodhet në paraburgim në burgun e Tripolit.

Më herët ai kishte mbajtur postin e shefit të departamentit të fëmijëve të një shtëpie të njohur botuese.  Sipas meedieve greke, Papatheodorou  u zbulua nga oficerët e krimit kibernetik pas skanimit të internetit me softuer të veçantë të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, i cili aktivizohet, kur shkarkohen skedarët e pornografisë së fëmijëve.

Pas një hetimi që zgjati më shumë se një muaj, Prokuroria gjeti në dosjet e tij më shumë se 100 video me materiale të forta pornografike me fëmijë nën 12 vjeç. Ndaj tii gjithashtu po vijonë hetimet nëse është i përfshirë në vepra të tjera penale.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej