Artan Hoxha: Plagosja e Vis Martinajt në 2018 shkaktoi tërmet në botën e krimit

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me situatën me krimin e organizuar në zonën mes Lezhës-Laçit dhe Fushë Krujës, e cila vetëm dje shkaktoi tre të vrarë në një atentat të mirë-organizuar.

Hoxha tha se vitet e fundit ka pasur një ridimensionim dhe riorganizim të terrenit dhe aktivitetit të organizatave kriminale në këtë zonë që lidhet edhe me Tiranën.

Gjithçka nisi në 4 tetor 2018 sipas Hoxhës, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra Fabiol Gaxha gjatë një përleshjeje të armatosur mes dy grupeve në një lokal në ish-Bllok.

“Njëri nga këto personazhe është nga kjo zonë dhe e ka të shtrirë aktivitetin pikërisht në këtë aks”, tha Hoxha duke pasur parasysh zonën mes Lezhës, Laçit, Fushë Krujës dhe Tiranës.

Sa i përket kërkimeve për kapjen e autorëve, Hoxha tha se policia duhet të jetë më e organizuar pasi grupet kriminale kanë shumë resurse financiare në duar dhe një polic me një pagë as 50 mijë lekë të reja nuk mund të përballet me ta.

“Policia ka kërkuar dje në fshatrat e Niklës. Kanë shkuar edhe në Kurbin, përfshirë edhe Laçin, kanë shkuar edhe në Mirditë, pra Rrëshen, sepse dyshohet që persona në këtë territor mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje. Ky është veprim i pakoordinuar, aty për atyshëm sepse policia nuk e di se kush është autori apo autorët, thjesht dyshon dhe aludon se atentatin mund ta kenë kryer persona nga Nikla, Laçi apo Mirdita nisur nga ngjarjet e mëparshme”, tha Hoxha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej