Artan Hoxha: Pse nuk kujtohet Kosta Trebicka si Azem Hajdari, biznesmeni që mori me vete shumë sekrete të Sali Berishës?

Gazetari Artan Hoxha shprehet se Kosta Trebicka meriton të nderohet, si dëshmori që denoncoi korrupsionin qeveritaro-politik. Ky reagim i gazetarit vjen në 14-vjetorin e vdekjes së biznesmenit që ishte dëshmitari kyç i skandalit të Gërdecit. Hoxha teksa bën një paralelizim, shprehet se pse Trebicka nuk përkujtohet si Azem Hajdari çdo 12 shtator, pasi dy ngjarjet janë po njësoj të rënda.

Gazetari thotë me bindje se Kosta Trebicka është viktima e 27 e tragjedisë së Gërdecit, të cilin sipas tij nuk e vrau shpërthimi i madh i barutit në depot e demontimit, por e vrau shpërthimi i skandalit të madh të qeverisë Berisha.

“Si sot 14 vite me parë, kufoma e Kosta Trebickës u gjet e hedhur në një rrugë rurale në periferi të Voskopojës, në rrethana që nuk u hetuan kurrë në mënyrë shteruese.

Njeriu që tentoi të luante “të penduarin”, pasi kishte qenë dhe vetë, pjesë e trafikut të municioneve të Ushtrisë Shqiptare, heshti për gjithmonë, duke marrë me vete gjithë sekretet që ne ndoshta nuk do ti mësojmë kurrë”, shkruan Hoxha në Facebook.

Postimi i plotë i gazetarit:

“Kosta Trebicka, meriton të nderohet, si dëshmori që denoncoi korrupsionin qeveritaro-politik.

Ç’do 12 shtator, vrasja e Azem Hajdarit mbulon me heshtje dhe harrese, nje tjeter ngjarje jo me pak te rende.

Me 12 shtator 2008, 10 vite pas vrasjes se Hajdarit, humbi jetën (u vra) në rrethana misterioze Kosta Trebicka, biznesmeni që bëri ripaketimin e municioneve prodhim kinez të Ushtrisë Shqiptare, të cilat iu shitën ushtrisë Afgane nëpërmjet një tenderi prej 300 milionë dollarësh të Pentagonit.

Për të gjithë ata politikanë, që do ta marrin mundimin sot të vizitojnë banesën e Azem Hajdarit, taksirat e kanë të ngjiten edhe nja 70-80  metra më lartë, ku ndodhet banesa e Kosta Trebickës.

Dëshmitari kyç i skandalit të Gërdecit, njeriu që denoncoi korrupsionin qeveritar.

Që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjes së tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.

Si sot 14 vite me parë, kufoma e Kosta Trebickës u gjet e hedhur në një rrugë rurale në periferi të Voskopojës, në rrethana që nuk u hetuan kurrë në mënyrë shteruese.

Njeriu që tentoi të luante “të penduarin”, pasi kishte qenë dhe vetë, pjesë e trafikut të municioneve të Ushtrisë Shqiptare, heshti për gjithmonë, duke marrë me vete gjithë sekretet që ne ndoshta nuk do ti mësojmë kurrë.

Por edhe me aq sa bëri, Kosta Trebicka meriton të kujtohet dhe të nderohet sot, për kurajon që pati në ekspozimin e korrupsionit qeveritaro-politik. Korrupsion kriminal, i cili u kushtoi jetën 26 shqiptarëve të pafajshëm, dhe rrafshoi nga faqja e dheut qindra e mijëra banesa afër vendit të shpërthimit….

Në të vërtetë, Kosta Trebicka është viktima e 27 e tragjedisë së Gërdecit, të cilin nuk e vrau shpërthimi i madh i barutit në depot e demontimit, por e vrau shpërthimi i skandalit të madh të qeverisë Berisha…

Sot është fiks dita për të kujtuar ata që thanë të vërtetën. Sot është fiks dita, për të mos i harruar kurrë, ata që e varrosën të vërtetën…

Sot është dita, për t’ua plasur surratit atyre, qe kur ishin ne opozite premtuan se do ta zbardhnin te vërtetën….”

Kush ishte Kosta Trebicka

Kosta Trebicka lindi në Korçë, por pas marrjes së nënshtetësisë amerikane ai jetonte në SHBA.

Biznesmeni Kosta Trebicka u bë i njohur për publikun kur denoncoi në media aferën korruptive mes kompanisë AEY dhe MEICO-s për tregtinë e armëve.

Trebicka zbardhi skemën e aferës me armët e ushtrisë shqiptare dhe sasinë e parave që supozohet se

Trebickës asokohe i janë marrë dëshmi edhe nga Prokuroria Shqiptare. Ai ka pohuar për hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme se MEICO kishte si qëllim të sabotonte furnizimin e AEY, pasi tregtia e skrapit ishte më fitimprurëse. Investigimi i gazetës prestigjioze, “The New York Times” nxori në sipërfaqe gjithashtu skandalin me fishekët shqiptarë, një pjesë e të cilëve ishin shumë të vjetër dhe jashtë standardit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej