Arti në zi, ndahet nga jeta operatori i ,mirënjohur i filmave shqiptarë

Operatori i filmave shqiptarë dhe dokumentarëve, Pëllumb Kallfa, është ndarë sot nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka njoftuar Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Pëllumb Kallfa mban titullin e nderit “Artist i merituar”.

Bota e artit në zi/ Ndahet nga jeta operatori i filmave shqiptarë

Ai i njohur ka lindur në Tiranë më 28 gusht të vitit 1945. Kallfa mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës dhe filloi punë si operator në vitin 1971.

Ai një nga profesionistët më të mirë të kamerës, që ka punuar në Kinostudion “Shqipëria e re” me xhirimin e filmave artistikë, dokumentarë dhe kronikalë.

Kallfa punoi krahas regjisorëve më të mirë shqiptarë si Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Piro Milkani, etj.

Bota e artit në zi/ Ndahet nga jeta operatori i filmave shqiptarë

Disa nga filmat artistikë që kaluan nëpërmjet syrit të kamerës së Pëllumb Kallfës, janë: “Lulëkuqet mbi mure” (Dh. Anagnosti, 1976), “Gjeneral gramafoni” – nderuar me çmimin (V. Gjika, 1978), “Një vonesë e vogël” (Xh. Keko, 1982), “Vendimi” (K. Dhamo, 1984), “Përrallë nga e kaluara” (Dh. Anagnosti, 1987), “Pranvera s’erdhi vetëm” (P.Milkani, 1988), “Vitet e pritjes” (E. Musliu, 1989), etj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej