Arvit Bushati është zyrtarisht administratori i ri i ndërmarrjes së ujësjellës – kanalizime Shkodër.
Ai është emeruar në këtë post nga kryebashkiaku Bardh Spahia i cili më herët liroi nga detyra e administratorit Mark Mollën. Bushati do të jetë në këtë detyrë me mandat 3 vjeçar ndërkohë që vendimi u mor pasi gjykata rrëzoi emërimin që ishte bërë nga ish kryetarja e bashkisë pak ditë përpara se të dorëzonte detyrën, që i zgjati mandatin Mollës edhe me 4 vite.