Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BBC, ku i është përgjigjur sekretares së Brendshme britanike Suella Braverman, e cila ka thënë se duhet përshpejtuar largimi i shqiptarëve nga Mbretëria e Bashkuar.
Sipas kreut të qeverisë, Braveman nuk nxit gjë tjetër veçse sjelljen e ksenofobisë, ndërsa thotë se është i neveritur nga kjo lloj politike e Britanisë së Madhe.
“Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion. Ajo nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë.”, tha Rama.