Ata qe deri dje mbanin flamurin e PD, sot perkulen perpara simboleve komuniste!

Te perkulesh perpara nje flamuri komunist dhe nje njeriu qe luftoi nen udheheqjen e partise komuniste. Ky eshte rasti atipik qe ndodh vetem ne Shqiperi dhe jo ne ate te perpara viteve 90, por perkundrazi ne ate te 2022-shit, kur po behet gati per kapitullin e ri te integrimit europian.
Fatkeqesisht kjo ndodh nga ata qe duhet te ishin ne balle te betejave kunder simboleve komuniste dhe cdo lloj lidhje me ate periudh te erret te vendit tone. Ish kryetari i komunes Postribe Faz Shabaj dhe administratori i sotem i kesaj njesie Vullnet Bushaj u shfaqen perkrah kryetarit te bashkise Malesi e Madhe Tonin Marinaj ne perkujtim te nje njeriu qe luftoi per tu instaluar regjimi komunist ne vendin tone, e qe per 45 vite i la plage te medha kombit tone. Se si munden ne kete forme te shfaqen dy figura qe perfaqesojne te djathten dhe kane pretenduar se luftojne per partine demokratike dhe kauzat e saj, mund ta thone vetem ata, pasi perbejne rastin me te paprecedent ne gjithe keto vite. Perkulja apo nderimi ndaj persekutoreve dhe atyre qe perfaqesojne partine komuniste eshte deshmia me e mire se te tille individ nuk kane asnje lidhje me partine demokratike por vetem kane zgjedhur te perfitojne prej saj kur ajo ka qene ne pushtet, e kur nuk eshte bejne sehir dhe ulen ne preherin e kundershtarit. Tashme publiku mund ta gjykoje me mire se askush kete gje dhe sjelljen e te tille individeve qe vazhdojne te kerkojne vota gjoja ne emer te PD, por i sherbejne interesit personal dhe kundershtareve politik. Te nderosh pinjollet e kuq e te harrosh vuajtjen e persekucionin qe ju be intelektualeve, klerikeve dhe nje populli te tere, eshte as me shume dhe as me pak, por shembulli me i turpshem qe japin ende disa njerez qe kane veshur petkun e nje garderobe gjoja te re, por qe perfaqeson te vjetren.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej