Një atentat ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë Krujë.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar dhe plagosur Marklen Haka, i njohur si anëtar i bandës së Niklës dhe si i fortë i këtij qyteti. Sipas informacioneve paraprake, Haka është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.
Bluzat e bardha të këtij spitali kanë konfirmuar një plumb në fytyrë ndaj të riut.
Marklen Hakaj i shpëtoi një atentati në shtator të vitit 2019, në Fushë-Krujë.
I dyshuar si anëtar i ‘Bandës së Niklës’, Haka u qëllua me breshëri plumbash pranë banesës së tij në fshatin Zezë të rrethit Krujë, ku edhe pse vetë i shpëtoi plagëve të rënda, plumbave nuk mundi t’i shpëtonte halla e tij Shpresa Basha.