Atentatet dhe ngjarjet kriminale, “zgjohet” Gledis Nano, ndryshon drejtuesit në Policinë e Shtetit

Ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në muajin korrik dhe përfshirja e efektivëve të policisë në aktivitet kriminal kanë sjellë “furtunë” në Policinë e Shtetit.

Gjatë një mbledhje të tensionuar mes disa prej drejtuesve të policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka larguar nga drejtimi i Drejtorisë së Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Në vend të Vocaj është emëruar Neritan Nallbati, një oficer i polemizuar në shumë raste dhe aktualisht mban detyrën e Drejtorit në Policinë e Durrësit.

Ndërsa mësohet se vetë Tonin Vocaj, është emëruar Zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Ky post mbahej nga Albert Dervishi.

Lëvizje të tjera mësohet të jenë firmosur nga Gledis Nano, edhe për sa i përket pozicioneve të punës në nivelet e mëposhtme të Policisë së Shtetit.

Ndryshimet vijnë në një periudhë ku rendi dhe siguria publike është tronditur rëndë, pas një seri ngjarjesh kriminale tepër të rënda dhe ende të pazbuluara nga policia.
Brenda 5 ditëve mbetën të vrarë 4 persona dhe një tjetër u plagos rëndë. Situata e rendit në aksin rrugor Fushë-Krujë-Milot, ka dalë jashtë kontrollit si pasojë e mosveprimit të policisë dhe përplasjes së vazhdueshme të bandave kriminale.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej