Atentati i dështuar në Elbasan/ Do goditej “Oti”, apo Alibej? Në zonë edhe shtëpia e vëllait të Ardit dhe Rigers Spahiut

Një tjetër pistë hetimi për ngjarjen e rëndë kriminale të parandaluar sot në Elbasan nga policia mund të jetë edhe vrasje për hakmarrje, e lidhur me vëllezërit Spahiu, njëri prej të cilëve kunat me Erjon Alibejn.

Në zonën ku është gjetur makina BMW X6 me 3 kallashnikovë brenda ka shtëpinë edhe Arben Spahiu, vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan.

Arben Spahiu jeton me gruan në të njëjtin pallat ku jeton edhe nëna, motra dhe gruaja e Erjon Alibejt. Arben Spahiu është i martuar me motrën e Erjon Alibejn.

Por një dyshim tjetër është se duke qenë se mjeti ka qëndruar për një kohë shumë pranë shtëpisë së Erjon Alibej, ai mund të përdorej nga grupi i Erjon Alibej, për të goditur kundërshtarët e tij, mes tyre dhe Elton Kilën.

Deri në këtë fazë, policia ka fiksuar disa gjurmë gishti në makinë dhe oficerët shprehen optimistë për identifikimin e personave që kanë përdorur mjetin.

Makina është mbajtur në vëzhgim, por për rreth një javë nuk është paraqitur asnjë person pranë saj. Mbrëmjen e djeshme, policia ka ndërhyrë, duke vijuar veprimet me marrjen e gjurmëve të gishtave.

Makina është gjendur 50 metra larg banesës së Erjon Alibej alias Agim Shyrbit, i penduar para prokurorëve të SPAK, duke treguar disa krime.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej