Atentati ndaj Laert Kekës si flim aksion, autorët u larguan për 12 minuta nga qyteti i Vlorës pas vrasjes

Qyteti i Vlorës mbrëmjen e djeshme u trondit nga një atentat me armë zjarri, ku viktimë mbeti Leartiad Lekaj (Kekaj), 41 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, në lagjen “29-Nëntori”.

Mësohet se viktima ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar, i cili ndodhej në një makinë.

Makina “Audi” që dyshohet se është përdorur për krim është gjetur bashkë me kallashnikovin brenda totalisht e shkrumbuar në fshatin Kotë në Vlorë.

Në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja, çka do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

“Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur”, sqaroi policia në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.

28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe më pak se 12 minuta i janë dashur mjetit tip “Audi” për t’u larguar nga qyteti i Vlorës e më pas për ta djegur në aksin Kote-Sevaster.

Nga policia konfirmohet se kamerat e vendosura në akset rrugore kanë filmuar mjetin. Kamerat nga bizneset, por edhe ato në rrugeëmendohet se mund të ndihmojnë policinë edhe për identifikimin e autorëve.

Viktima me precedent të theksuar penal

Laert Keka është një emër i njohur për policinë e Vlorës. Mësohet se se 41-vjeçari ka qenë në burg, pasi ka qenë i dënuar për bashkëpunim në një vrasje. Viktima thuhet se ka vuajtur më shumë se 10 vite burg.

Gjithashtu mësohet se vite më parë, rreth vitit 2000-2002 dyshohet se ka marrë peng një kambist dhe e ka ekzekutuar. Ndërsa vite më vonë është akuzuar edhe për vjedhje me dhunë.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes, por dyshohet se mund të ketë ndodhur për hakmarrje. Sipas policisë thuhet se 41-vjeçari ka pasur një konflikt të mëparshëm, por nuk jep më tepër detaje.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej