Avokati zbulon shumën, sa paguhet në muaj një prokuror i SPAK

Avokati Saimir Vishaj ka treguar mbrëmjen e sotme se sa paguhet një prokuror i SPAK.

Vishaj tha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se një prokuror i SPAK merr 5 milionë lekë në muaj.

Ai theksoi se në ditë prokurorët e SPAK-ut paguhen 200 mijë lekë, ndërsa kanë edhe benefite të tjera për fundjavën.

“Një prokuror i posaçëm merr sa dyfishi i presidentit dhe sa dyfishi i kryeministrit. Pra, nuk mundet ai karshi një ane materiale të bollshme që në Shqipërisë është luks, se në Shqipëri është luks të marrësh 5 milionë lekë në muaj.

Pra, ti zgjohesh në ditën e parë të muajit më 200 mijë lekë në ditë. 200 mijë lekë në ditë nuk janë pak, janë 5 milionë… aq më tepër dhe të shtuna, të diela që kanë benefite. Ky prokurori që ka kaq shumë benefite s’mund të marrë urdhra dhe për 9 vite të dëgjojë një njëri të ekzekutivit”, deklaroi avokati.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej