“Babagjyshi i ëmbëlsirave” me përbërje kanabisi, arrestohet i riu në Tiranë

21-vjeçari Ardit Bala ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është kapur duke tregtuar produkte të kontrabanduara në vendin tonë.

Produktet dyshohet se kanë në përbërje lëndë narkotike kanabis sativa.

Po ashtu është shpallur në kërkim edhe një 26-vjeçar me iniciale T.T, si bashkëpunëtor.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mix”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.

Tregtonin produkte të kontrabanduara në vendin tonë, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen produkte të ndryshme që dyshohet se kanë në përbërje lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një shtetas që tregtonte produkte me përbërje kanabisi, të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Mix”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 26 vjeç.

Gjatë kontrollit në dyqanin e shtetasit T. T., me punonjës shtetasin A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, produkte të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat sipas mbishkrimit në paketim, kishin në përbërje lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej