Bajram Begaj heq kamarierin, merr në pyetje rojet dhe Vangjeli bën biografinë e stafit

Presidenti i Edi Ramës, Bajram Begaj i zgjedhur në 4 qershor me votat e mazhorancës socialiste në këtë detyrë, e ka nisur punën nga fundi.

Edhe pse ende nuk është zyrtarisht në detyrë, e merr pasi të betohet në seancën e pasdites në orën 18:00, Begaj ka vendosur që të bëjë shkarkimet e para.

I pari që e ka pësuar, ka qenë një nga kamerierët e presidencës. Është shkarkuar nga kreu i ri i shtetit.

Gjithashtu, vetë Begaj që nuk del dot nga kostumi i ushtarakut, që e ka veshur gjatë gjithë jetës së tij, ka vendosur të marrë në pyetje rojet e presidencës.

Ndërsa gazetari dhe analisti Lorenc Vangjeli, ka vendosur të bëjë të gjithë biografinë e stafit të presidentit, për të bërë gati listën e largimeve nga puna dhe zëvendësimin e tyre me militantë socialistë, të gatshëm të sakrifikojnë për Edi Ramën.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej