Balliu junior gjen zgjidhjen se si Berisha mund të shmangë “non grata”-t: Ai nuk është person fizik, është ide

Balliu junior duket se ka gjetur një zgjidhje, se si Berisha mund të shmangë “non grata”-t e njëpasnjëshme.

Ai shprehet se Sali Berisha në fakt nuk është person, por ide.

“Nga Mbretëria e Bashkuar me Sorosin erdhi një lajm që tregon se sa e rëndë dhe falimentuese është gjendja e Edi Ramës.

Formulimi i këtij lajmi është simbol i gënjeshtrës dhe mashtrimit politik.

Sali Berisha nuk është person, ai është ide kombëtare e sociale. Sali Berisha është histori.

Tallavaja politike sorosiane nuk ka patur kurrë dhe nuk ka as sot figura të tilla, ndaj ata nuk e kuptojnë se këta individë nuk shemben, por lartësohen nga goditje të tilla.

Të vazhdosh betejën kundër Sali Berishës do të thotë të besosh se shqiptarët janë të verbër, nuk e shohin kurrë krimin e organizuar dhe kriminelët në tavolinën e Ramës.

Do të thotë që nuk i shohin vjedhjet e pafundme në buxhetin e shtetit, që tejkalojnë krimet monstruoze në thesaret dhe bankat në botë.

Do të thotë që nuk i shohin kontenierët e drogës dhe gjakun që derdh krimi në rrugë.

Në fakt, shqiptarë po shohin se Edi Ramës po i mbaron vaji i kandilit”, shprehet çuni i Fahri Balliut.

Përpara!

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej