Bandat në Shkodër/ Hoxha tregon SMS-në që i erdhi nga grupi kriminal

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me bandat kriminale në Shkodër, pas atentatit të sotëm ku viktimë mbeti Naim Bajri.

Hoxha tha se bandat kanë salla operative edhe më të mira se ato të policisë, teksa tregoi dhe për një mesazh që i kishte dërguar një nga grupet kriminale.

Gazetari zbulon se zonat ku veprojnë bandat në Shkodër janë me kamera dhe madje ata kanë sallat e tre operative më të sofistikuara se ato të policisë. Hoxha tregon një rast, ku i kanë dërguar sms se përse ishte futur në zonën e tyre, ndërkohë që e kishin zbuluar nga kamerat.

 “Cilat janë ngjarjet pa autor? Janë ngjarjet që kanë të bëjnë me atentate mafioze si ky i sotmi. Ne dëgjojmë breshërinë, shohim ekspertët, mjekësinë ligjore dhe pas 1 ore shohim zjarrfikësin që fik një makinë. Mënyra sesi është organizuar kriminaliteti në Shkodër, ku ka si shtyllë të ndërtimit të një strukture ka përbërjen fisnore, aty struktura bazë që mban një klan është ajo fisnore. Prandaj kjo bëhet e vështirë për tu kontrolluar. Dobraçi është i mbuluar me kamera. Ashtu është edhe Kirasi. Më vinte mesazhi pse ke hyrë në këtë zonë. Ata kishin kamerat e veta, janë me salla operative. Janë me permanente se ajo e policisë. Kemi të bëjmë atje me organizime që kanë në përbërje struktura shumë të fuqishme monetare dhe brenda tyre kanë edhe ekzekutorë”, tha ai.

Hoxha thotë se ndryshe nga qytetet e tjera, në Shkodër ekzekutorët janë vendas sepse kjo lidhet me hakmarrjen që ata kanë me njëri-tjetrin dhe se shteti nuk i zgjidh.

“Në Shkodër ekzekutorët janë vendas. Ata i bëjnë vete sepse kanë hakmarrjen. Dhe hakmarrja duhet të jesh vetë, sepse ajo u jep një ndjenjë triumfi. Kur shteti nuk veron çfarë mendoni ju? Në momentin që ata nuk gjejnë njëri-tjetrin fillojnë dhe vrasin të afërmit, ata që janë më hallexhinjtë. Në 9 prill u plagos Admir Bilali, në makinë me të indohej edhe ëma. Në 30 prill i bëhet atentat Dedë Pllanajt. Për fat të mirë ai përfundoi me plagosje. Kjo sot është vijimi i ngjarjeve. Kur nuk vepron shteti ata i zgjidhin vetë. Personi që është vrarë sot ishte në kafe, nuk ruhej. Pra është objektiv i lehtë për tu arritur. Viktima i sotëm është babai i Indrit Bajrit që u vra në 2001. Është një ngjarje që ka pasur dënim në atë kohë”, tha Hoxha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej