66-vjeçari që humbi jetën si pasojë e zjarrit të rënë në banesë, është Hikmet Shkëmbi. Mësohet se 66-vjeçari jetonte i vetëm, ndërsa kishte një djalë që jeton jashtë shtetit.
Bëhet me dije se zjarri është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik, si pasojë e një ngrohëseje të lënë në prizë.
NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç.
Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.