Biznesmeni kontrovers greko-shqiptar, Janis Karathano, kompanitë e të cilit sipas Bankës Botërore kanë dosje për aktivitet kriminal në Spanjë, ka marrë me një dorë 110 milionë euro para publike nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Bëhet fjalë për koncesionin korruptiv të laboratorëve në 18 spitale të Shqipërisë, nisur që në 2015 dhe finalizuar në 2019.
Dosja e kësaj afere është dorëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në SPAK në fillim të vitit 2022.
KLSH-ja ka kallëzuar grupin e Manastirliut, i cili ka bërë letrat e koncesionit, duke shpallur në mënyrë të paligjshme fituese kompanitë e Janis Karathanos.
Në SPAK janë kallëzuar Raimond Cimbi, Silva Novi, Leonora Horanlliu, Ariola Krymi, Anjeza Alliu dhe Armila Ali, që të gjithë në komandën e klloçkës së korrupsionit Ogerta Manastirliu, klientëve të saj, sekserëve dhe disa deputetëve të korruptuar, për të cilët do të flasim në vijim.
Nuk dihet se sa para ka marrë ky grup për të firmosur letrat, por nuk ka dyshim se llokma e madhe është ndarë nga kokat e korrupsionit në shëndetësi.
SPAK ka një tjetër dosje të madhe korrupsioni në dorë. Kjo aferë duket se ndrlyshon nga të tjera, jo vetëm për shkak të vlerës së madhe prej mbi 110 milionë euro, por për shkak se institucionet ndërkombëtare kanë qenë kundër që Janis Karathanos të fitonte këtë koncesion.
Dhe kjo është arsyeje e fortë se pse SPAK mund të dhe duhet të arrestojë fillimisht Ogerta Manastirliun dhe Janis Karathanos për vjedhjen e parave publike.
Sipas dosjes, Banka Botërore, në këtë rast në rolin e konsulentit të Ministrisë së Shëndetësisë, u ka kërkuar zyrtarëve të ministrisë dhe Manastirliut që të përjashtoheshin nga gara kompanitë e Janis Karathanos, Labopharma në Tirnë dhe AB Laboratory Solution BV në Holandë, të cilën e kontrollon përmes kompanisë Pegasus në Tiranë.
Sipas Bankës Botërore kompanitë e Janis Karathanos po hetohej për aktivitet kriminal në Spanjë.
Përfaqësuesit e kompanisë, rrethi i Karathanos dhe mbase vetë greko-shqiptari Karathanos, kanë dosje të hapur për përfshire në krime të rënda. Sipas Bankës Botërore, kompanitë e Karathanos nuk plotësonin edhe kritere të tjera për të fituar koncesionin.
Ogerta Manastirliu dhe grupi i saj e kanë hedhur në kosh të plehrave kërkesën e Bankës Botërore, ndërsa i kanë dhënë koncesionin Janis Karathanos, si, siç edhe ishte planifikuar më parë në bazë të pazarit për të ndarë paratë publike.
Edhe pse ka 20 muaj nga kallëzimi penal, askush nuk është ndaluar ende për këtë skandal korruptiv./Prapaskena