Bardh Spahia dhe Voltana Ademi zhytën bashkinë në borxhe. 1 miliard lekë detyrime të pavjelura, ja dokumenti

Bashkia e Shkodrës është zhytur në borxhe gjatë drejtimit nga demokratët.

“EE Times” ka siguruar një dokument që flet për qartë për një “gropë” të madhe të të ardhurave të veta të bashkisë Shkodër nga mos vjelja e detyrimeve ndër vite.

Në bazë të shkresës, Bashkisë Shkodër, i mungojnë mbi 1 miliard lekë kjo e përllogaritur nga viti 2006-2022, për detyrime të papaguara ndaj Bashkisë Shkodër.

Një shifër e konsiderueshme që flet qartë edhe për mungesën e vëmendjes nga ky institucion për të mbledhur të ardhurat e veta të cilat përkthehen në investime për qytetarët.

Mos vjelja e gjobave të IMT, është zëri më shumën më të madhe në “gropën” e të ardhurave nga bashkia e Shkodrës me 453,707,472 lekë, e cila pasohet më pas me detyrimet në infrastrukturë 254,935,580, për të vijuar me Tarifë pastrami 128,540,569 lekë dhe Sekuestrime me 183,640,028 lekë.

1 Miliard lekë, apo 10 Miliard lekë të vjetra, e përkthyer ne investime sa 6 kontrata te rrugës se Dukagjinit. Shifer kjo që Shkodrës do ti kishin bërë punë për shumë nevoja që ky qytet apo njësitë administrative kanë dhe përballë tezës së mungesës së parave duket se është hendeku më i madh I krijuar gjatë drejtimit të Bashkisë Shkodër në vite!

Bashkia e Shkodrës e zhytur në borxhe nga ish-kryetarët, 1 mld

Bashkia e Shkodrës e zhytur në borxhe nga ish-kryetarët, 1 mld

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej