Bardh Spahia “godet” shkodranët: Rrit çmimin e ujit 70%, dyfishon pastrimin dhe shton një taksë të re

Kryebashkiaku i Foltores, ka rënë në ujdi të fshehtë me këshilltarët e Edi Ramës e të Tomë Doshit, me të cilët ka bërë shumë pazare për shtim vendesh pune, shkarkime demokratësh, tenderë, privatizime e deri ndarje “plaçke” në plazhin e Velipojës

Kur kryebashkiaku Bardh Spahia u kërkoi votat shkodranëve më 6 mars 2022,  u tha se jo vetëm nuk do t’i ngrinte taksat e tarifat vendore që vendos Bashkia, por do t’i ri-shikonte për t’i ulur. Të njëjtën gjë tha edhe shefi i tij “non grata” në takim me qytetarët e Peqinit…Mirëpo nga e “thëna në të bërë është në mes një det i tërë…”

3 muaj e gjysmë pasi u ul në kolltukun e kryetarit, në kulmin e krizës ekonomike, pasaniku Bardh Spahia ka filluar skenarin e rritjes së disa tarifave bazë të shërbimeve të përditshme dhe shtim taksash të reja mujore për banorët e Shkodrës.

Sipas informacionit që ka “Pamfleti”, kryebashkiaku Spahia i ka kërkuar Entit Rregullator të Ujit, rritjen e çmimit të Ujit për familjarët e bizneset në masën 70%, me argumentin se ndërmarrja e Ujësjellësit po falimenton 

Për familjarët, uji është 48 lekë/m3 me TVSH, ndërsa sipas skemës së rritjes, do bëhet 80.16 lekë me TVSH, vlerë që nuk është pak për një qendër banimi me papunësi e varfëri të madhe.

Në masën 70%, do rritet çmimi i ujit dhe për bizneset, të cilët aktualisht e kanë 110 lekë/m3 pa TVSH, por me 70% do rritet dhe tarifa e kanalizime-ujërave të zeza, që aktualisht është 19.2 lekë për familjarët e 24 lekë për bizneset.

Përveç rritjes së çmimit të ujit, goditja ekonomike e kryebashkiakut Bardh Spahia ndaj shkodranëve, parashikon që brenda muajit shtator 2022, të dyfishojë taksën e pastrimit dhe të shtojë një ‘Taksë Arsimi’, paçka se është në shkelje të Kushtetutës, mbasi taksa të tilla i vendos vetëm qeveria.

Për rritjen e çmimeve të ujit, ka zbatuar idenë e ministres Belinda Balluku për të mbushur arkën e ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime duke zhvatur qytetarët, dhe ka rënë dakord me Kryetarin e Entit Rregullator Ujit, Avni Dervishi, të cilin në shkelje të ligjit e ka Anëtar Bordi.

Ndërsa për dyfishimin e taksës së pastrimit dhe aplikimin  e Taksës së Arsimit 120 lekë në muaj me TVSH, Bardh Spahia ka rënë në ujdi të fshehtë me këshilltarët bashkiakë të Edi Ramës e të Tomë Doshit, me të cilët ka bërë shumë pazare për shtim vendesh pune, shkarkime demokratësh, tenderë, privatizime e deri ndarjë “plaçke” në plazhin e Velipojës.

E pse të mos bëjë pazare “kaçurrelsi” i Aliut e “ushtari” i Saliut, kur dihet që kryebashkiak u bë për të zhvatur? Fundja edhe 8 muaj mandat i kanë mbetur…/Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej