Deri tani kaçurrelsi i Aliut dhe “ushtari” i Saliut ka 5 “arritje”; një ndër të cilat është sajesa e krizës mjedisore me mbetjet dhe pazari 1 milionë Euro shtesë fiktive kontrate pastrimi, bërë pa tender me ish-deputetin e PS, Sadri Abazi…
Gjatë fushatës që i bëri “Shtëpia e Lirisë” dhe që e financoi vetë, me milionat e vjedhura kur ishte drejtues në Ministrinë e Shëndetësisë, Bardh Spahia premtoi se brenda muajit të parë në detyrë, do t’i jepte fund problemeve mjedisore e urbanistike të Shkodrës e do fillonte projektet social-ekonomike për banorët.
Mandatin e fitoi më 6 mars, ndërsa detyrën e filloi 1 prill 2022, por si për koincidencë me ditën e gjënjeshtrave, sot pas 6 muajsh kryetar, rezulton se premtimet e kaçurrelsit të Aliut e “ushtarit” të Saliut kanë qenë krejt mashtrime për vota.
Bardh Spahia, premtoi se do jepte bursa arsimi për nxënësit dhe studentët e familjeve të varfëra, por nuk ka dhënë asnjë qindarkë; ndërkohë që ka financuar miliona për mobilimin zyrës së tij e shpenzime për të çuar punonjësit në mitingjet e Foltores.
Premtoi se brenda muajit të parë të detyrës, për pensionistët në çdo bllok të qytetit, do krijonte mjedise qëndrimi Bar-Kafe- Lojëra, të financuara 50% nga Bashkia, por nuk e bëri.
Kryetari Bardh Spahia, premtoi se do zgjidhte përfundimisht “gangrenën” e mos-pastrimit të qytetit, duke i dhënë fund vjedhjes dhe korrupsionit me këtë shërbim.
Në emër të Foltores e Saliut, djali i Aliut premtoi se brenda 3 muajve të parë të detyrës, do niste projektin për furnizim 24 orë me ujë në krejt territorin e Bashkisë Shkodër dhe rikostruksionin e rrugëve e shkollave në zonat rurale.
Por ja çfarë “punësh” ka bërë në këto 6 muaj, krye bashkiaku Bardh Spahia:
– Bllokoi tenderin e pastrimit dhe zgjati qëllimisht me 4 muaj krizën mjedisore të mbetjeve, për t’i zgjatur kontratën e pastrimit të qytetit, firmës së ish-deputetit të PS, Sadri Abazi, duke i dhënë 1 milionë Euro më tepër nga taksat e qytetarëve.
– I ka kërkuar Entit Rregullator të Ujit dhe ministres Belinda Balluku, dyfishimin e çmimit të ujit e tarifës së kanalizimeve për familjarët.
– Këshillit Bashkiak- Shkodër, i ka kërkuar rritjen 50% të taksës së pastrimit, dyfishimin e taksës se tregut për shitësit e stacionuar dhe shitësit ambulantë.
– Ka larguar nga puna, 3 administratorë njësie e 24 specialistë anëtarë të PD dhe i ka zëvendësuar me militantë të LSI e të dërguar me lista nga deputetët e Foltores.
– E vetmja “zgjidhje sociale” që ka bërë Bardh Spahia në këto 6 muaj kryetar, është ndërtimi i një qendre strehimi 100 milionë lekë, për 10 qenë endacakë; e megjithatë Shkodra ‘gëlon’ nga lukuni qensh endacakë.
Thuhet, se djali Aliut ka nisur fushatën për të marrë mandatin e plotë të kryetarit në zgjedhjet e vitit 2023, por nuk ka parti për ta kandiduar, mbasi KQZ-ja nuk e njeh Foltoren si PD/Pamfleti