Bardhi në Lezhë: Rithemelimi po fuqizon Metën që solli në pushtet Ramën! Në këtë betejë të pazakontë jemi për të ruajtur dinjitetin

PD ka hapur fushatën elektorale në Lezhë duke komentuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ishte në një takim me demokratët në Lezhë, ku tha se nuk e pranojnë që të bëhen gabimet e së shkuarës duke fuqizuar Ilir Metën.

Bardhi u shpreh se kanë hyrë në betejë elektorale të pazakontë për të ruajtur identitetin e PD.

“Në këtë sallë dhe kudo ku është PD, më besoni është pjesa e arsyeshme e PD. Ajo që në 32 vite ka qenë këtu, edhe kur ia kanë përplasur derën në surrat ka qenë po këtu se duan PD.

Edhe në këtë betejë elektorale të pazakontë kemi hyrë me një qëllim, të ruajmë dinjitetin e PD. Ka qenë vendim i vështirë, çdo zgjidhje që mund të bënim ishte me pasojë.

Secili mendonte që njëra zgjidhje kishte pasojat më të vogla, dikush tjetër mendonte që zgjidhja tjetër kishte pasojat më të vogla. Për Bashkinë e Lezhës u gjykua që do të duhet të bëheni pjesë e zgjidhjes.

Një gjë s’ia falim askujt, në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës për inate të momentit. Të gjithë e mbani mend në 2009 e mbushëm me pushtet Ilir Metën dhe me atë veprim, sollëm në pushtet Edi Ramën në 2013”, tha Bardhi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej