Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur në një rrugë afër fshatit Pirg ne Maliq ku makina ka goditur barrierën prej çeliku, e cila nga forca e përplasjes ka depërtuar si shtizë mes përmes automjetit duke plagosur më rëndë shoferin dhe vështirësuar shumë nxjerrjen e tij prej mjetit.
SYRI TV mëson se drejtuesi ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë.
Gjendja e tij paraqitet e rëndë dhe u dërgua drejt spitalit të Korçës për mjekim. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.