Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbledh sot në orën 11.00 Këshillin Kombëtar. Në fokus të mbledhjes sikur njofton PD, do të jetë zgjedhja e strukturave drejtuese të partisë.
Mbledhja do të bëhet pikërisht në sallën ku pak ditë më parë, Gazment Bardhi thirri takimin e të gjithë demokratëve, ku mori vetëm Sali Berisha, por Basha nuk ishte i pranishëm.
Më 2 shtator Basha mblodhi Kuvendin kombëtar të PD-së, ku u miratuan ndryshimet statutore, sipas të cilit kryetari i PD-së merr dhe postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së.
Ndërkohë pas këtyre replikave në distancë, Basha dhe Bardhi patën një përplasje verbale në Kuvend, teksa kryetarja Lindita Nikolla lexoi vendimin se kyetari i PD, tani ishte edhe kreu i grupit Parlamentar.
Bardhi tha se kur Nikolla lajmëroi se Basha ishte kryetar i PD, ai shtoi butonin për të folur. Mirëpo, në këtë moment Basha i tha Bardhit që të mos bëjë sherr.
Lulzim Basha nuk u ndal këtu dhe i ka dërgoi një tjetër mesazh kreut të Grupit, Gazment Bardhit gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetareve.
“Udha e mbarë i qoftë në bunkerin anti-amerikan”, tha Basha, duke shtuar se “PD nuk e dëmtoni dot më”.
Basha theksoi se “cilido që kërkon ti bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës”.