Basha u përgjigjet kritikëve: Qëllimi i PD, t’u shërbejmë qytetarëve dhe jo vetes!

Lulzim Basha ka reaguar pas kritikave dhe akuzave të lëshuara në drejtim të tij lidhur me Kuvendin Kombëtar të mbajtur dje.

Basha ka larguar gjithë mbështetësit e Berishës nga strukturat, ndërkohë që ndaj tij ka pasur sulme e akuza na media dhe nga vetë deputetë të PD.

Basha në rrjetet sociale shprehet se PD u krijua për tu shërbyer qytetarëve dhe jo interesave personale, duke “thumbuar” Berishën.

Arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi i ekzistencës sonë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre.

Ky do të jenë udhërrëfyesi në rrugën e re që nisim sëbashku”, shkruan Basha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej