Bashkëshorti investitor strategjik/ Ministrja e Ramës me kredi për universitetin, zbardhet pasuria e Olta Xhaçkës

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka gjatë ditëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, por edhe të sulmeve nga ana e opozitës.

Marrja e statusit “investitor strategjik” nga bashkëshorti i saj, solli dhe kërkesën e PD për heqjen e mandatit të Xhaçkës.

Vetë ministrja ka deklaruar se bashkëshorti i saj Artan Gaçi, ka kursyer të ardhura gjatë kohës që ka qenë në emigrim, ndërsa shtonte se në kompleksin që do ndërtohet në bregdet, nuk është prekur asnjë copë toke shtetërore.

Por ndonëse bashkëshorti është tashmë një investitor strategjik, Olta Xhaçka, në deklarimin e saj, rezulton që të mos jetë shumë e pasur.

Deklarimet 

CNA.al ka mundur të zbardhë deklarimin që vetë ministrja e Ramës ka bërë.

Para se të bëhej deputete, Xhaçka ka deklaruar se ka punuar në SHBA, ku ka kursyer 15.000 dollarë. Ajo gjithashtu ka punuar edhe si pedagoge e Shkencave Politike në Univeristetin e Neë York-ut në Tiranë për gati 3 vjet, nga shtatori 2006-mars 2009 dhe ka përfituar 1200 dollarë.

Ministrja e Jashtme, e cila ka ndjekur studiet e larta në SHBA ka deklaruar se ka për t’i shlyer universitetit 65.000 dollarë, të cilat kanë nisur që nga viti 2011.

Kush është pasuria e Olta Xhaçkës?

Xhaçka në vitin 2010 ka deklaruar se dispononte një llogari bankare me vlerë 140.000 lekë, në të cilat janë depozituar të ardhurat nga Kuvendi.

Si deputete e PS në këtë vit, Xhaçka ka deklaruar se ka përfituar nga paga dhe shpërblimet 1.857.080 lekë.

 vitin 2011, Xhaçka ka deklaruar vetëm të ardhurat si deputete e Kuvendit, pjesëmarrjen në komisione dhe dieta me vlerë 2.064.823 lekë.

Një vit më vonë, në 2012-tën, deputetja socialiste ka arritur të blejë një makinë Nissan me vlerë 16.400 euro dhe si burim të ardhurash ka deklaruar kursimet nga pagat.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se ka paguar edhe 19.000 euro për një kontratë porosie për apartament 2+1 në zonën e “Kodrës së Diellit”, Tiranë. Ndërsa paga si ligjvënëse në vitin 2012 kap vlerën e 2.660.234 lekë.

Në vitin 2013, ministrja e Jashtme ka deklaruar vetëm të ardhurat nga paga si deputete e Kuvendit, të cilat kapin vlerën e 2.440.196 lekë.

Të njëjtat të ardhura ka pasur edhe në vitin 2014-të, sipas deklarimit të bërë nga vetë Xhaçka.

Bashkëshorti investitor strategjik/ Ministrja e Ramës me kredi

Olta Xhaçka

Në vitin 2015, të ardhurat e Olta Xhaçkës nga paga si deputete do të pësonin një rritje të lehtë, duke kapur shifrën e 2.550.113 lekë. Në të njëjtin vit, ajo ka deklaruar se në llogarinë e saj në euro në një nga bankat e nivelit të dytë, të cilën e ka pasur përkohësisht, është kryer një transfertë me vlerë 27.500 euro nga bashkëshorti i saj Artan Gaçi. Këto të ardhura, janë përfituar nga kontrata e qerasë që ky i fundit ka pasur me kompaninë telefonike Vodafone, për objektin e dhënë në përdorim në Tiranë.

Në vitin 2016, Olta Xhaçka ka deklaruar vetëm përfitimet si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, vlera e të cilës arrin në 2.528.836 lekë.

Në mars të 2017-ës, Xhaçës iu besua drejtimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, post të cilin e mbajti për një kohë të shkurtër. Për periudhën Mars-Prill 2017, ajo ka deklaruar se ka përfituar 259.300 lekë si ministre.

Nga muaji Shtator-Dhjetor 2017 ajo ka përfituar 437.994 lekë si ministra e Mbrojtjes. Në të njëjtin vit, Xhaçka ka deklaruar se ka përfituar 25.398 lekë si kryetare e Këshillit Administrativ në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Ndërsa të ardhurat si deputete për periudhën Janar-Dhjetor 2017 kapin shifrën e 575.436 lekë dhe nga honoraret e mbledhjeve të komisioneve parlamentare ka përfituar 20.910 lekë.

Në vitin 2018, Olta Xhaçka ka deklaruar të ardhurat nga pagesa si ministre në Ministrinë e Mbrojtjes me vlerë 1.556.406 lekë për periudhën Janar-Dhjetor.

Të ardhurat (diferencë page)  si deputete kapin vlerën e 4.935 lekë.

Në vitin 2019-të, Olta Xhaçka ka deklaruar se të ardhurat e saj për periudhën Janar-Dhjetor  si ministre e Mbrojtjes janë 1.570.352 lekë.

Ndërsa në vitin 2020, kur edhe ka bërë deklarimin e fundit, Xhaçka i ka shitur apartamentin në zonën e Kodrës së Diellit  vëllait të saj me vlerë reale që e ka blerë, 19.000 euro. Në të njëjtin vit, Xhaçka ka deklaruar se ka shitur edhe automjetin me vlerë 12.000 euro.

Miistrja deklaron edhe disa llogari bankare në vitin 2020: në një llogari disponon 7.156.68 euro; tek një tjetër 400.00 lekë; llogaria tjetër ka në gjendje 948.043.86 lekë. Xhaçka ka pasur edhe një llogari në dollarë, e cila është në gjendjen 0.00.

Ndërsa si ministre e Mbrojtjes, në këtë vit ajo ka përfituar nga paga 1.374.059 lekë.

Pasuria ndër vite:

Viti 2010

Llogari bankare me vlerë 140.000 lekë

Paga si deputete 1.857.080 lekë.

Viti 2011

Paga si deputete dhe dieta 2.064.823 lekë

Viti 2012

Makinë Nissan me vlerë 16.400 euro

Porosi apartamenti 2+1, me vlerë 19.000 euro

Paga si deputete 2.660.234 lekë

Viti 2013

Paga si deputete 2.440.196 lekë

Viti 2014

Paga si deputete 2.440.196 lekë

Viti 2015

Paga si deputete 2.550.113 lekë

Transfertë nga bashkëshorti në llogarinë bankare 27.500 euro

Viti 2016

Paga si deputete 2.528.836 lekë

Viti 2017

Paga si ministre e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 259.300 lekë

Pagë si ministre në Ministrinë e Mbrojtjes 437.994 lekë

Pagë si kryetare e Këshillit Administrativ në Institutin e Sigurimeve Shoqërore 25.398 lekë

Pagë si deputete 575.436 lekë

Honoraret e mbledhjeve të komisioneve parlamentare 20.910 lekë

Viti 2018

Paga si ministre në Ministrinë e Mbrojtjes 1.556.406 lekë

Të ardhurat (diferencë page)  si deputete 4.935 lekë

Viti 2019

Paga si ministre në Ministrinë e Mbrojtjes 1.570.352 lekë

Viti 2020

Paga si ministre në Ministrinë e Mbrojtjes 1.374.059 lekë

Llogari bankare 7.156.68 euro

Llogari bankare 400.00 lekë

Llogari bankare 948.043.86 lekë

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej