Bashkia Shkodër paralajmëron bizneset abuzive, ikni se do të bëjmë namin…

Bashkia e Shkodrës dhe kryetari i saj Bardh Spahia ndryshojnë strategji. Tashmë këto të fundit nën lojën e vjetër të lirimit të hapësirave publike, zgjedhin ti njoftojnë bizneset disa ditë përpara se kur do të dalin në aksion. Bizneset dhe shkodranët e mbajnë mend mirë sa herë është liruar dhe zënë sërish trotuari. Tashmë strategjia e bashkisë siç duket është që biznesi ti heqë vetë mallrat pa patur nevojë të ndërhyjë policia bashkiake. Por një veprim i tillë në fakt nuk ka përse të ndodhë në këtë formë, sepse mjafton paralajmërimi me shkrim dhe ultimatumi, e në rast mos veprimi biznesi fare mirë mund të ndëshkohet për shkeljet që bën. Paralajmërime të tilla i ngjajnë asaj thënies së vjeter, ik se erdhi ujku, por kur ai mbërrin në të vërtete, askush nuk e beson më. Edhe aksionet me hope të bashkisë po bëhen të tilla me sa duket.

Ja njoftimi:

Bashkia e Shkodrës vijon lirimin e hapësirave publike duke i kthyer në sherbim të të gjithë qytetarëve. Ditën e mërkurë, 29 qershor 2022, nga ora 06.00- 16.00, do të kryhet lirimi i hapësirave publike në rrugët “Qemal Draçini”, “Martin Camaj” dhe Pogej. Lirimi i hapësirave publike, trotuareve do të përfshijë edhe zonën në afërsi të Merkatos së Rusit. Bashkia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e bizneseve, ambulantëve, qytetarëve për të liruar vullnetarisht hapësirat publike të cilat janë të të gjithë shkodranëve.
Të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për imazhin e qytetit tonë, për lehtësimin e lëvizjes së këmbësorëve në trotuare por edhe të mjeteve motorike në rrugët e qytetit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej