Bashkim Dedja “rikthehet” në Kushtetuese, kërkon ndihmën e pasuesve të tij për të shpëtuar pasurinë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese kërkon ndihmën e pasuesve të tij në këtë organ për të shpëtuar pasurinë.

SPAK ka dërguar për gjykim bashkim Dedjen dhe ka vënë në sekuestro një apartament të tijin, i cili dyshohet se është vënë nga para korruptive. Ai ka ndjekur të gjitha shkallët e gjyqësorit për të kërkuar heqjen e sekuestros, por nuk ja ka dalë dot. Si veprim të fundit ai ka vendosur që t’i drejtohet gjykatës ku shërbeu për shumë vite si kryetar, gjykatë e cila ka vetëm Vitore Tushën si anëtare të vjetër, pasi gjithë të tjerët janë të rinj.

Si pasuri të pajustifikuar SPAK konsideron një apartament të ndodhur në Golem dhe që është sekuestruar një vit më parë, teksa nga 2020 kur nisën hetimet çështja është kthyer disa herë për hetime. I akuzuar për fshehje pasurie , ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese këmbëngul se realisht apartamenti i përket të vëllait, për të cilin hetuesit vlerësojnë se nuk kishte mundësi financiare që ta blinte.

Seanca është planifikuar të mbahet në 22 shtator.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej