Baza e Foltores kundër Ilir Metës: Do zgjedhim këshilltarët tanë bashkiakë, jo të partisë së spiunit

Sëmurja e beftë e Sali Berishës dhe takimi i Ilir Metës me Flamur Nokën sikur të ishte “çështje urgjente”, fshehin një acarim të papritur, në aleancën dhe paktin mes Folotres e Partisë së Lirisë për zgjedhjet e 14 majit, për të cilin Ilir Metaj është i interesuar të shuhet.

Mes tyre është diskutuar ky problem: Anëtarët dhe mbështetësit e Foltores në rrethe, po i bëjnë presion Sali Berishës, deputetëve të tij, kandidatëve për kryetarë të Bashkive dhe kryetarëve të degëve, që Foltorja të vendosë 100% të kandidatëve për këshilltarë.

 

Thuhet se baza e Foltores, nuk është kundër aleancës me Ilir Metajn e Monika Kryemadhin, por janë kundër dhënies së votës për kandidatët që do vendosin ata, mbasi sipas pazarit të bërë mes “non gratës” e spiunit, prioritetin për përzgjedhjen e këshilltarëve në 61 këshillat bashkiak do ta ketë Partia e Lirisë.

Pritshmëria për të mos fituar kryetarët në shumë Bashki, e lë Foltoren jashtë pushtetit vendor, ndërsa vendet për këshilltarë që do fitohen me votat “blu”, do jenë anëtarë të Partisë së Lirisë.

Brenda shtabit të Foltores, po qarkullojnë dy versione të kundërta për këtë “rebelim” të anëtarëve e mbështetësve, kundër paktit me Partinë e Lirisë.

Së pari, flitet për rebelim real të anëtarëve, mbasi e vetmja shpresë për ta janë këshillat bashkiakë, ku shumë prej tyre mund të marrin poste dhe të kenë pagesë mujore e të bëjnë pazare me kryetarët e bashkive qofshin të PS, PD a Foltores.

Së dyti, thuhet se “rebelimi” i bazës së Foltores, është lojë e Saliut, me qëllim që përveç pazarit për kandidatë- kryetarët e 61 bashkive, t’i marrë Ilir Metës edhe 50% të kandidatëve për këshillat.

Ose në të kundërt, duke parë zhdukjen e Partisë së Lirisë në shumë rrethe, dhe me ëndrrën se po i shtohen mbështetësit e Foltores, Sali Berisha do të ndahet nga Ilir Metaj, duke e servirur skenarin e tij si ultimatum të anëtarësisë.

Për këtë hall nëse nuk është lojë, Ilir Metaj mund të takohej me Sali Berishën pas gripit, ose në darkë te vila në Lalz, ku janë komshi e i ndanë vetëm një “gardh”; por siç duket është skenar i tij, dhe për ta hequr “mëkatin” nga vetja, Saliu ka shmangur takimin dhe ka futur në lojë Flamur Nokën, për të qetësuar Ilir Metën, se rebelimi i Foltores do shuhet e koalicioni do vazhdojë.

Por pas largimit të deputetit Agron Çela bashkë me LSI-në e Shkodrës, dhe shkrirjes së degëve të kësaj partie në Korçë, Vlorë, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Dibër, Lezhë e Kukës, “Elefanti i politikës” Ilir Metaj, është aq në hall për të garantuar vota këshilltarësh nga Foltorja, sa nuk duroi t’i kalojë gripi Sali Berishës, por pranoi të takonte edhe Flamur Nokën./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej