BE i bën thirrje Hungarisë dhe Polonisë: Përmirësoni demokracinë

Bashkimi Evropian u bëri thirrje Hungarisë dhe Polonisë të mërkurën që të përmirësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe medias, si dhe masat mbrojtëse kundër korrupsionit, duke thënë se kushtet për të zhbllokuar miliarda euro në ndihma për dy vendet nuk janë përmbushur dhe shqetësimet serioze vazhdojnë të mbeten.

Ky vlerësim bëhet në raportin e ri për gjendjen e shtetit ligjor të Komisionit Evropian, ku përfshihen rekomandime për përmirësime demokratike në të 27 vendet anëtare të bllokut, nga përmirësimi i transparencës për informacion financiar nga zyrtarët deri te digjitalizimi i administratës publike.

Por vëmendja më e madhe është tek dy vendet ish-komuniste, ku qeveritë euroskeptike janë mbërthyer gjithnjë e më shumë në përplasje të ashpra me BE-në për migrimin, të drejtat e njeriut, çështjet e mjedisit dhe vlerat demokratike.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë është një tjetër kujtesë për rëndësinë e punës sonë për të mbështetur dhe nxitur sundimin e ligjit në BE dhe më gjerë,” tha Komisionerja Evropiane për Vlerat dhe Transparencën, Vera Jourova në prezantimin e raportit.

“Ne mund të mbetemi të besueshëm vetëm nëse shtëpia jonë është në rregull”, tha ajo.

Komisioni Evropian po ndalon qasjen e Budapestit tek 15.5 miliardë euro fonde stimuluese që synojnë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e ekonomive nga rënia për shkak të COVID-it, dhe tek 36 miliardë euro të tjera të parashikuara për Poloninë, vendi më i madh në lindje të BE-së.

Komisioni ka miratuar tashmë pagesat për 25 vende anëtare. Polonia është në atë grup, por ajo nuk ka marrë ende asnjë fond pasi Komisioni zotohet të përmbahet nga kryerja e transfertës bankare nëse nuk përmirësohet gjyqësori polak.

Komisioni tha se “vazhdojnë shqetësimet serioze në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit polak.” /VOA

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej