BE me deklaratë të përbashkët nga Tirana: Paketë 30 miliardë euro për Ballkanin, por vendet duhet të forcojnë sundimin e ligjit

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve Anëtare, në konsultim me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe në prani të palëve të interesuara rajonale dhe ndërkombëtare, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në samitin e mbajtur sot në Tiranë.

Në fokus ka qenë lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj në shtetet e tjera, si dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian. Gjatë takimit në Tiranë, është bërë thirrje për përshpejtimin e procesit, për vendet që tashmë janë në rrugën e tyre të anëtarësimit.

“BE-ja ripohon angazhimin e saj të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, duke u bazuar te reformat e besueshme të Partnerëve, te kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës së secilit, gjë që është në interesin tonë të përbashkët”, thuhet në deklaratë.

Një tjetër pikë e rëndësishme në morinë e vendimeve që kanë dakordësuar liderët evropianë dhe ata ballkanikë, është dhe zbatimi i vazhdueshëm i Planit Ekonomik dhe të Investimit (PEI) dhe i Agjendave të Gjelbra dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor.

“PEI-ja parashikon një paketë ambicioze investimi, duke mobilizuar afërsisht 30 miliardë euro për rajonin, të përbëra nga 9 miliardë euro financim me grante nga IPA III dhe deri në 20 miliardë euro në investime, të mobilizuara nga Instrumenti i ri i Garancisë së Ballkanit Perëndimor”, vijon deklarata, të cilën më poshtë mund ta lexoni të plotë në gjuhën shqipe.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej