Para dhe pas fitores së Bashkisë Shkodër, Edi Rama dhe Beneti i premtuan shkodranëve projekte madhështore. Hyrja e SHkodrës u tha se do të ishte prioritet por kryetari vendosi ta fillojë nga Dukagjini. Mire bën kryetari që e fillon punën persëmbari por shkodranët nuk i bën dot Beneti për budallenj. Shtatori ishte DeadLine-i që Beci na tregoi dhe ne e besuam.
Me sa dimë për të nisur një ndërtim të ri, diçka ekzistuese duhet të prishet. Në fakt shkodranët nëse nuk i shohin, të paktën dëgjojnë se AJO që po prishet nuk është ajo që prisnin SHkodranet.
Tregoji shkodranëve Benet pse nuk po prishet Luani A, ndërkohë që ti dole me 22 kamera duke propaganduar që tashmë Shkodra ndryshoi.
Tregoi interesat, tregoi lekët që kanë filluar të levizin, trego edhe ku lidhet Andi Bilali./ShkodraNews