Berisha bën gati skuadren: Topalli në Lezhë, Bardh Spahia drejton Shkodrën

Kryesia e PD-së me propozim të Sali Berishës miratoi sot kryetarët e Grupeve të Punës që do të drejtojnë dhe ndjekin aksionin politik të Rithemelimit nga shtatori. Lëvizja më e bujshme pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar është ajo e Jozefina Topallit, e cila nga Shkodra është dërguar në Lezhë. Kryeqendra e veriut i është lënë në dorë kryetarit të bashkisë, Bardh Spahia.

Në listën e të shpërblyerve për “besnikërinë” e treguar ndaj Doktorit janë Tomor Alizoti e Xhelal Mziu. Dyshes iu është besuar respektivisht Dibra dhe Berati, pasi braktisën Alibeajn. Degët e tjera nuk kanë pasur shumë surpriza duke pasur thuajse të njëjtët drejtues që ishin në kohën e Lulzim Bashës.

Lista e plotë:

Qarku Kukës – Isuf Çela.

Qarku Dibër – Xhelal Mziu.

Qarku Shkodër – Bardh Spahia.

Qarku Lezhë – Jozefina Topalli.

Qarku Durrës – Oerd Bylykbashi.

Qarku Vlorë – Bujar Leskaj.

Qarku Elbasan – Luçiano Boçi.

Qarku Fier – Luan Baçi.

Qarku Berat – Tomor Alizoti

Qarku Tiranë i ndarë në 5 zona.

Zona 1 – Kryetar Grupi Edi Paloka dhe përfshin degët 1, 2, 3, 4

Zona 2 – Kryetar Grupi Agron Shehaj dhe përfshin degët 5,7,12

Zona 3 – Kryetar Grupi Belind Këlliçi dhe përfshin degët 6,13,14,15,16

Zona 4 – Kryetare Grupi Albana Vokshi dhe përfshin deget 8, 9,10,11.

Zona 5 – Kryetar Grupi Flamur Noka dhe përfshin degët, Kamëz, Paskuqan, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë

Prej një muaji tashmë, gjatë takimeve të zhvilluara me strukturat e Rithemelimit apo militantë, Sali Berisha ka paralajmëruar një shtator “të nxehtë”. Sipas kreut të Foltores, vjeshta do shndërrohet në pranverën e protestave të demokracisë për rrëzimin e Edi Ramës dhe formimin e një qeverie teknike me aleatin e tij opozitar, Ilir Meta.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej