Berisha: Ju garantoj, ju jap fjalën e nderit që Ramën s’do ta fal pasi të bëhem kryeministër, me Fatos Nanon ndodhi ndryshe

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë deklaratës së përjavshme me gazetarët është ndalur dhe te largimi i ish-kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano në vitin 2005.

Berisha tha se se akti i Nanos asoj kohe vlen për tu përshëndetu, teksa shtoi se atëhere ai nuk ndoqi aferat e ish-kreut të PS, gjë të cilën nuk do ta bëjë me Edi Ramën.

Kreu i PD u përgjigj i prerë se kryeministri Rama do të ndëshkohet për të gjitha aferat korruptive që ka kryer gjatë qeverisjes së tij.

“Fatos Nano kishte një histori, ishte burgosur në bazë të një dosje të përgatitur nga faqja e parë dhe e fundit e PS. Garancia është e plotë, me Ramën nuk do ndodhë kurrë. Nano e kishte këtë rethanë.

Nano nuk ishte Ramzi Alia, nuk kishte firma për genocid. Në një aspekt ai ishte të themi një reformator i PS  i partisë së Punës dhe demokracia shqiptare filloi jetën me arrestimin e kryetarit të opozitës. Dosja ishte  PS nuk u arrestua pa baza, por ishte një fillim i vështirë. Megjithatë, në 2005 Fatos Nano bëri një akt për tu përshëndetur, pasi kishte kontribuar në reformimin e vërtetë të PS e cila u shndërua në një parti e një kryetari të zgjedhur nga anëtarësia.

U bënë zgjedhjet dha dorëheqjen e si kryetar edhe si kryeministër dhe pranoi rregullat. Tani a e amnistova unë Nanon? Jo, por unë nuk ndoqa aferat e tij. Mund ta dijë që mund të vjedhë tani por ai që vjen mbrapa ka të drejtë ta ccojë atje”, tha Berisha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej