Berisha: Mediat më serioze të botës kanë krahasuar Shqipërinë me Sri Lankën, ngjajnë si dy pika uji

Gjatë takimit me kryetarët e degëve në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se mediat më serioze botërore e kanë krahasur Shqipërinë me Sri Lankën. Berisha ka thënë se në fakt Shqipëria dhe Sri Lanka ngjajnë si dy pika uji teksa ka shtuar se ajo që ka ndodhur në Sri Lanka dhe ajo në Shqipëri, kanë të njëjtat shkaqe.

Sali Berisha: Ju i keni ndjekur zhvillimet në Sri Lanka. Ju e patë që populli i Sri Lankës përmbysi pushtetin e presidentit. Mediat më serioze të botës kanë krahasuar Shqipërinë me Sri Lankën dhe unë ju them ju se në shumë aspekte ngjasin si dy pika uji. Ajo që patë në Sri Lanka dhe kjo që po ndodh në Shqipëri, kanë të njëjtat shkaqe. Sri Lanka para dy vitesh kishte borxhin 91%, sot e ka 119%. Shqipëria para 1 viti e kishte 81%, sot e ka 107%.

Pra, rritja e borxhit në Shqipëri është më e shpejtë se në Sri Lanka, për të përfunduar me 120 apo 130% në fund të vitit. Në Sri Lanka paratë e vjedhura ishin futur në valixhe në pallatin e Presidencial, në Shqipëri paratë e vjedhura vendosen në kontot bankare të të vdekurve, të pensionistëve, plus qindra milionë që përfundojnë në bankat ofshorë. Në Shqipëri u rritën çmimet dhe rriten vetëm nga vjedhja e qeverisë. EUROSTAT ka faktuar se djathi, qumështi janë më shtrenjtë në Shqipëri sesa në mesataren e vendeve të BE-së sepse i rrit qeveria me bordet e veta për të vjedhur qytetarët.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej