Berisha ndalon te selia rozë, mesazh socialistëve të ndershëm: Hapni sytë ndaj padrejtësive që po ju bëhen

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbylljes së protestës e cila nisi ditën e sotme në orën 12, ka ndaluar edhe përballë selisë së Partisë Socialiste.

Ai iu është drejtuar me një thirrje të gjithë socialistëve duke ju thënë që të “hapin sytë” ndaj padrejtësive që po iu bëhen.

Berisha ka përmendur edhe rastin e ish-zyrtares së lartë Alda Klosi, duke thënë se ky është një rast i zbuluar, por sipas tij, ka edhe shumë raste të tjera të cilat qytetarët nuk kanë informacione.

“Të nderuar socialistë të ndershëm, në qoftë se Alda Klosit iu gjetën 700 mijë euro në dyshekë e tuba ajrimi, Damian Gjiknurit i kanë humbur 6 milion euro bashkë me nënën e tij. Po Xhaçka si e nisi jetën? E nisi jetën me skemat priamidale të cilat ne i dimë shumë mirë. Arriti, por me çfarë merite e bëri ajo burrin investitor strategjik?

E ëma e saj ka qenë në ndjekje penale për trafikim fëmijësh, këshilltari i saj ka vjedhur 2.2 milion euro. Edi Rama është një trafikant, dhe është në piramidat e krimit dhe të drogës, ai nuk mbron interesat e qytetarëve apo socialistëve, por vetëm interesat e tij”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej