Berisha: Qeveria përdor zyrtare të larta si eskorta për të kompromentuar ambasadorët, pushtet i degraduar

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. I ftuar në një emision televiziv, Berisha tha se qeveria i ka marrë ‘peng’ ambasadorët përmes eskortave që u dërgon. Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se qeveria ka përdorur zyrtare të larta si eskorta për të kompromentuar ambasadorë dhe njerëz me pozitë e pushtet. Sipas tij, kjo gjë tregon se pushteti në Shqipëri ka degraduar.

“Këta çojnë eskorta, këta dhe këtu përdorin eskorta, për të kompromentuar ambasadorët. Njerëz me pushtet. Këtu është një pushtet i degraduar. Zyrtare të larta i dërgojnë dhe i përdorin si eskorta,”- tha Berisha, por pa përmendur raste konkrete.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej