Berisha: Rama largohet vetëm me revolucion! Jemi në hapat më fillestare të mosbindjes civile, do përdorim çdo forcë

Sali Berisha e konsideron kryeministrin Edi Rama, porositës të ‘vrasjes’ së opozitës, duke iu referuar skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Gjatë fjalës së tij në selinë blu, Berisha u shpreh se Rama nuk largohet me votën e lirë, por me revolucion, teksa shtoi se janë në hapat e parë të mosbindjes civile.

“McGonigal, që vazhdon të jetë kryefjalë e medieve botërore, është në burg, kurse porositësi i vrasjes me pagesë të opozitës shqiptare, është në pushtet.

Cilido që mendon se ky porositës i krimit më të shëmtuar ndaj demokracisë dhe pluralizmit, asgjësimit të pluralizmit de facto, largohet me votën e lirë, gabon. Është iluziv, gënjen veten. Kjo është e vërteta. Ky porositës i vrasjes së opozitës largohet vetëm me revolucion

Sot është koha që ne të bëjmë gjithcka për një komunikim. Të vazhdojmë këtë revolucionin në mënyrë kreative. Atyre se pa dhunë nuk përmbyset, u them se dhuna nuk na sjell objektivat që kërkojmë. Jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile, të shfrytëzimit të potencialit, nuk shkojmë të forca, se kjo do të thotë të marrim pushtetin me forcë. Por përdorim cdo forcë të mosbindjes civile”, deklaroi Berisha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej