Berisha: Rama të japë dorëheqjen menjëherë, shkaku më madhor janë djegësat

Kryetari demokrat, i kërkoi sërish kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, vetëm flagranca me djegësat është shkaku më madhor.

Mirë është të dëgjojë zërin e qytetarëve. Tubimi i misionareve ka fuqi nukleare njerëzore.

Mos përfytyroni ju misionarin si një njeri që ka kaluar në manastire apo procese të tilla. Misionar bëhet çdo njeri në kohën dhe thirrjen e caktuar.

Sikundër hero mund të bëhet çdo njeri në momentin e guximit të tij. Pra, ishte një thirrje e brendshme, që grumbullohej aty, në atë masë të pafundme njerëzish.

Kështu që Edi Rama, të krahasoja shpesh në vetminë prej 3-4 vitesh ku çilje një rrugë të projektuar dhe financuar nga qeveria e mëparshme tërësisht,” tha Berisha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej