Me tone të forta ka folur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas intervistës që kryeministri Edi Rama dha dje në emisionin “Opinion”. Në një kohë kur Rama thotë se nuk ka asnjë shans krijimi i Komisionit Hetimor, kryedemokrati Berisha e thotë me bindje se jo vetëm që do t krijohet, por do ta çojë kreun e qeverisë në burg.
“Me një arrogancë absolute Edi Rama deklaron se unë shkoj në parlament kur të dua edhe pse kushtetuta ka përcaktime të qarta për detyrimin e deputetit ndaj parlamentit dhe kryeministrit. Po të kemi parasysh se ky njeri shkon në mbledhje qeverie vetëm kur vendos për vjedhje të mëdha. Nga 48 mbledhje ka shkuar vetëm në 9 mbledhje dhe aty ligjin e bën Belinda. Ai me sms drejton qeverinë, drejton Lindën.Dhe është kthyer Linda-Belinda dhe padroni i tyre pa asnjë normë. Ai është i detyruar të shkojë në mbledhjet e qeverisë vetëm në raste të vecanta. Një kryeministër nuk mund të mugojë kurrë, e nëse kalojnë 6 muaj ai duhet të largohet. Këtu qeveriset me sms, që ai i dërgon Lindës dhe Belindës.
Deklaroi mbrëmë se nuk ka shans të lejoj komision hetimor për një nga aferat që ka tronditur në palcë politikën në SHBA. Rama nuk ka shans të pengojë të drejtën kushetuese të parlamentit shqiptar për të krijuar komisione. Ky provokon destabilizim të fortë. Ju them qytetarëve kurrë në histori, as në diktaturë nuk ka ndodhur që Byroja e Parlamentit të anulojë ligjet. S’e ka bërë as Byroja politike e Enver Hoxhës.
Ka vetëm procedurë ligjore. Një grup banditësh pa moral politik u thonë shqiptarëve se Byroja anuloi ligjin e Komisioneve hetimore, jashtë cdo lloj imagjinate. Ligji anulohet vetëm me ligj të parlamentit dhe kurë me vullnet të askujt tjetër. Kur parlamenti miraton një ligj dhe thotë u anulua. Banditizmi politik ndaj qytetarëve dhe Kushtetutës tejkalon edhe Korenë e Veriut sepse dhe në diktaturë procedura zbatohej. Kjo tregon se verbëria, tmerri dhe paniku që ka Edi Rama nga aktet që ka kryer e shtyn atë në cdo veprim, ka humbur menjen dhe kërkon si mi të shpëtoj prapa cdo lloj absurditeti të fshihet, nuk vjen në parlament për ballafaqim por shkon në studio.”