Berisha sulmon Yuri Kim: E përfshirë në korrupsion madhor, mashtroi qeverinë duke thënë se unë jam i korruptuar

Sali Berisha në konferencën e fundit për këtë vit sulmoi sërish ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim pas shpalljes ‘non grata’, për të cilën tha se është përfshirë në një akt madhor korruptiv.

“Edi Rama përdori drejtësinë me qëllimin e vetëm që të gjunjëzonte opozitën. Përdori bandat, forma nga më të turpshme të korrupsionit gjer dhe sulmet fizike të paprecedentë ndonjëherë në historinë e këtij vendi me qëllimin me ogurzi të zhdukjes së opozitës.

Në këtë përpjekje do të nxi në historinë e turpit qëndrimi i ambasadores së SHBA, e cila në një akt madhor korruptiv kishte mashtruar qeverinë e vet për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës. Bëri gjithçka ti diktojë opozitës kryetarin e saj. Përdori abuzoi dhe shpërdori duke shkelur çdo ligj, çdo konventë ndërkombëtare për ti diktuar opozitës kryetarin. Por ky është viti i opozitës pasi asgjë nuk mposhti dot idealet e demokratëve.

Ato u ngritën fuqishëm kundër armikut të egër të votës së lirë, kundër atyre që përdorën korrupsionin për të luftuar anti-korrupsionin në Shqipëri. Të bashkuar tek idealet e të vërtetës dhe të lirisë, qytetarët shqiptar opozitar qendruan” – u shpreh  Berisha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej