Herë pas here Edi Rama, Elva Margariti dhe shumë shpesh drejtoresha e DRTK ndajnë shifra se sa vizitorë ka Kalaja e SHkodrës. Ne besojmë që shifrat janë të vërteta por kemi një problem serioz me vjedhjen.
Kemi informacione që Besara Podgorica, nën cilësinë e drejtoreshës së DRTK Shkodër vjedh shtetin shqiptar. I sfidojmë institucionet e shtetit shqiptar të na tregojnë se kush i vodhi 4 mijë lekët që paguam sipas kësaj bilete. Faturën Tatimore e kërkuam dhe nuk na e dhanë.
Kamerat audio-video i keni ju, i kemi dhe ne. Nëse drejtoreshë Besara Podgorica nuk di gjë për këtë rast, shkarkoni rojen hajdut. Nëse ne ju krahasojmë deklarimet e vitit paraardhës me numrin e vizitorëve të deklaruar nga Rama, Margariti dhe Podgorica e ato nuk përputhen, atëherë institucionet e shtetit shqiptar të bëjnë diçka./SHkodraNews