“Besojmë te drejtësia, ajo na jep forcë”, vajza e Ziver Veizit: Vitet po kalojnë, por dhimbja nuk lehtësohet

Ana Veizi, vajza e protestuesit të vrarë në 21 Janarin e 12 viteve më parë, ka shoqëruar sot kryeministrin Edi Rama gjatë ceremonisë përkujtimore për vendosjen e karajfilave të kuq në pllakatat e nderit, për Dëshmorët e Atdheut.

E pyetur nga gazetarët, Ana është shprehur se pavarësisht se vitet kalojnë, dhimbja për babain e vrarë nuk lehtësohet. Besojmë te drejtësia u shpreh ajo, duke theksuar se nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi.

“Shumë të vështira kanë qenë, vitet kalojnë, dhimbja nuk lehtësohet. Bëhet edhe më e vështirë. Se ne rritemi edhe kuptojmë akoma më shumë se ca është mungesa e babait.

Unë besoj tek drejtësia morale. S’do heq dorë së besuari, do përpiqem gjithmonë t’i shkojë deri në fund me aq mundësi sa do kem,. Kryeministri ka qenë gjithmonë me ne, na ka mbështetur. Rasti i babit tim është pak më i vështirë për ta marrë SPAK por ne do i shkojmë deri në fund me përpjekjet tona.

Duam drejtësi. Besojmë tek drejtësia morale, që s’do reshtim së besuari, ajo na mban, na jep forcë”, tha Ana Veizi, vajza e Dëshmorit të Atdheut Ziver Veizi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej