Bie zjarri në një pallat në Tiranë, detajet e para

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një pallat në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se në rrugën “Asim Vokshi” në një pallat ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbëerritur shërbimet e zjarrfikëses të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej