Biletat e finales deri në 1000 euro? Eduard Grishaj: “All inclusive”, do ketë për të ngrënë dhe për të pirë…

Finalja e këtij edicioni të “Big Brother VIP” mezi po pritet nga i gjithë publiku që është apasionuar shumë pas këtij “reality-show”.

Shumë është përfolur se kjo finale do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, megjithatë kjo është hehdur poshtë ditën e sotme nga regjisori i këtij spektakli Eduard Grishaj.

Grishaj foli edhe për biletat të cilat tashmë kanë dalë në treg dhe çmimet nisin nga 500 euro.

I ftuar në finalen e emsionint “Fan Club”, ai tha se finalja do zhvillohet në studiot e Top Channel dhe se njerëzit kanë në dispozicion 150 bileta për ta ndjekur atë nga afër.

Ai tha se çmimi është me këtë vlerë pasi paketa përfshin takim me banorët, e po ashut ushqim dhe pije.

“Finalja do bëhet në studiot e Top Channel, sepse kemi shumë stadiume këtu. Është bërë shumë tërkuzë historia e biletave. 150 vende pë rata persona që do jenë fatlumë nuk do jenë thjeshtë në studio, do i takojnë nga afër Është një biletë e veçantë. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë”– tha regjisori.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej