Blendi Gonxhe punëson këshilltar, zv/ministrin që u shkarkua për kontratën false “Duty Free” me gruan e Gjin Gjonit

Lidhjet që mbanë Elton Haxhi, mes qeverisë dhe mafies financiare ruse që vepron në Shqipëri/ Më 13 shkurt 2020, kryeministri Edi Rama, deklaroi se e largoi përgjithnjë nga administrata, pas reagimit që bëri ambasadorja Yuri Kim, ngaqë ish-zv/ministri Elton Haxhi i kishte firmosur Elona Caushit, kontratë mbivendosje për dyqanet pa taksa në Rinas, kur kontratën ligjore me Ministrinë e Financave e kishte vetëm firma amerikane “Cruise Duty Free”

Skandali i dyqaneve “Duty Free” në Aeroportin e Rinasit, në favor të gruas së ish-gjyqtarit plepist Gjin Gjoni, kishte për autor të dukshëm zv/ministrin e Financave, Elton Haxhi, i cili më 16 gusht 2019 i firmosi përsëritjen e kontratës me letra false.

Por fakti që po publikojmë sot, tregon se pas këtij veprimi të zv/ministrit Haxhi, qëndronte “kryehanxhiu” i qeverisë, Edi Rama, i cili kishte urdhëruar, që kontrata e dyqaneve në Rinas, t’i hiqej firmës amerikane “Cruise Duty Free” dhe t’i jepej firmës “Albania Duty Free Distribution Shpk” të gruas së Gjin Gjonit. Më 13 shkurt 2020, në emër të DASH, ambasadorja Yuri Kim reagoi ndaj këtij skandali dhe u takua me Edi Ramën, i cili pas 1 ore takim, urdhëroi anulimin e kontratës, firmosi vendimin për shkarkimin e zv/ministrit Elton Haxhi dhe përjashtimin e tij nga administrata publike.

Mirëpo vendimi i Ramës, paska qenë hedhje “hi syve” ambasadores amerikane, mbasi Elton Haxhi, vërtetë u shkarkua si zv/ministër i Financave, por pas 6 muajsh, Edi Rama dhe ministrja Anila Denaj e rikthyen te kjo ministri, si Konsulent për PPP-të dhe evazionin fiskal. Pas denoncimeve të këtij fakti më 1 tetor 2020, reagoi Ambasada e SHBA në Tiranë, dhe Edi Rama u detyrua të largonte përsëri nga ministria, sekserin e tij Elton Haxhi. Mirëpo sipas dokumentit zyrtar, rezulton se qysh prej muajit janar 2021 e deri sot në vazhdim, ish- zv/ministri i skandalit anti-amerikan me dyqanet “Duty Free” në Rinas, është punësuar te Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.

E ka punësuar Blendi Gonxhja, në detyrën “Këshilltar për Tenderët dhe të Ardhurat Financiare” të kësaj drejtorie, me pagë mujore 1 milionë e 356 mijë lekë, si dhe me makinë zyrtare e shofer në dispozicion, që kuptohet se nuk e ka punësuar pa miratimin e Kryeministrit. Elton Haxhi paguhet si “këshilltar” i krye hajdutit Blendi Gonxhja, por nuk shkon fare te zyrat, mbasi “de facto” shërben si analist mediatik i qeverisë, ku propagandon uljen e taksave, rritjen e lartë ekonomike dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Po kështu, Elton Haxhi është Koordinator i Qeverisë Shqiptare në Forumin Ekonomik Rusi-Ballkan, ndërsa privatisht është Drejtor i Qendrës Audituese Kombëtare Ruse “KPMG” me qendër në Serbi, por njëkohësisht dhe i dy filialeve të saj “Ernst&Young Albania” e “Baker Tilly Albania”, që veprojnë në Shqipëri./Shkodranews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej