Bletërritësit shpërthejnë ndaj Frida Krifcës: Mjalti i huaj po dëmton vendasin, po na godet pandershmëria, konkurron gjithmonë malli që vjen nga jashtë

Mjalti i importuar, pa cilësi e më çmim të ulët është duke dëmtuar prodhuesit vendas. Ata i bëjnë apel shtetit për një politikë më të forte, sa i përket certifikimit të mjaltit, dhe në këtë mënyrë mjalti bio vendas të ketë përparësi. 10 vjet më parë Ritvan Llanaj nga Çerkani i Fierit kishte vetëm 4 koshere me bletë.

Pasioni i trashëguar nga gjyshi, bëri që ai t’i përkushtohej maksimalisht rritjes së bletëve dhe sot ai numëron 120 koshere. Rreth 500 kilogramë mjaltë është prodhimi në një vit. Si çdo sektor tjetër edhe bletaria po përballet me problematika. Konkurrenca e pandershme dhe mjalti i importuar duke mos i dhënë përparësi prodhimit vendas, janë problemet kryesore me të cilat po përballet ky sektor.

“Konkurron gjithmonë malli që vjen nga jashtë. Jo i cilësisë së duhur, vetëm ka aromën dhe jo mjaltë origjinal bio, si ne që e tregtojmë gjithmonë. Kjo na pengon për rritjen e numrit të bletëve. Na godit pandershmëria, në produktin tonë”, tha Ritvan Llanaj, fermer, gjatë një prononcimi për “Ora Neës”. Ritvan Llanaj apelon institucionet shtetërore që të ndërhyjnë duke favorizuar prodhimin vendas.“Konkurrenca e pandershme na godit dhe në çmim dhe në cilësi, për arsye se shteti nuk është në  nivelin e duhur për kontrollin e cilësisë dhe matrikullimin e produktit që ne nxjerrim në shitje. Do të ishte shumë e nevojshme certifikimi i produkteve, për arsye të konsumatorit, të gjejë mallin që dëshiron gjithmonë”, tha ai. Një tjetër problem që po përballen bletërritësit janë edhe subvencionet, të cilat sipas tyre mungojnë, duke e bërë të vështirë këtë fushë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej