‘Blindohet’ i gjithë vendi për shkak të samitit të BE-së/ Aeroporti i Rinasit bën njoftimin emergjent. Ja çfarë i pret pasagjerët

Nesër Tirana do presë për herë të parë liderët e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit.

Për shkak të masave të marra dhe sigurisë të shtuar, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga Rinasi në datë 6 dhjetor, të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron pasagjerët në rrjetet sociale se prezenca e tyre nesër kërkohet në mënyrë që ata mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.

Postimi:

TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.

Duke nisur që sot, më 5 dhjetor do të bllokohen në mënyrë të pjesshme disa akse rrugore. Bllokimi i akseve është pjesë e protokollit të sigurisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit, një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë. Nëser Tirana do të ‘blindohet’ e gjitha, madje kalimi pranë perimetrit të sigurisë tek “Air Albania” do të bëhet vetëm me kartë identiteti.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej