Bojkoti i avokatëve shpëton nga burgu funksionarin e arrestuar për tjetërsim toke

Kryeplaku i fshatit Grykë Lumi në Lezhë, i cili u arrestua dy ditë më parë në kuader të operacioni “Tjetërsimi i Lagunës”, do të hetohet me masen e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Pjeter Luka u njoh këtë të premte me rivlersimin e kushteve të mases së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij, ndërsa për shkak të bojkotit asnjëri nga dy avokatet e të akuzuarit nuk ishin të pranishem në seancen gyqësore të zhvilluar më dyer të mbyllura.

Në këto kushte gjykata për shkak të moshës, problemeve shëdetësore dhe mungeses së mbrojtësve ligjor vendosi një masë më të butë ndaj ndaj 62-vjeçarit Luka, duke marrë si shembull dhe çështjen Balliu kundër shqipërisë të zhvilluar në vitin 2005 në Gjykatën e Strasburgut pa praninë e avokateve.Pjeter Luka u arrestua të merkuren nga Policia, pasi ndaj tij ishte leshuar urdher ndalimi nga prokuroria me miratim të Gjykatës së Lezhës për vepren penale “Falsifikimi Dokumenteve”.

Ky shtetas, dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përpiluar dhe lëshuar dokumente të falsifikuara, me qëllim tjetërsimin e kësaj prone, në favor të të tretëve.Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (me të dhëna të rreme).Në lidhje me këtë çështje po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjere të përfshire në tjetersimin e lagunës, ndërsa një muaj më parë u vu në pranga dhe Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë Pjeter Toni dhe dy vartes të tij. Bojkoti i avokateve në shenjë revolte ndaj hartës së re gjyqësore, prej tre javesh ka sjellë bllokimin e dhjetra seancave gjyqësore penale dhe civile në Gjykatet e Lezhës, Kurbinit dhe Krujes, ndërsa tani po hasen probleme edhe me masat e sigurisë të cilat janë bojkotuar për një afat 10 ditor.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej